Njoftim për konkurim për vend të lirë pune pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës: Përgjegjës i sektorit të financës

Njoftim për konkurim për vend të lirë pune pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës: Përgjegjës i sektorit të financës

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

  • Bashkërendon veprimtarinë financiare, administrimin e fondeve të institucionit, konform legjislacionit në fuqi, si dhe kritereve të përcaktuara në marrëveshjet e financimit;
  • Planifikon, organizon dhe kontrollon punën e personelit përkatës;
  • Bashkërendon punët për zbatimin dhe mbajtjen e sistemit kontabël;
  • Bashkërendon punën gjatë procesit të përgatitjes së buxhetit vjetor, konsolidon dokumentin përfundimtar të buxhetit vjetor të institucionit;
  • Në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse organizon, mbikëqyr dhe menaxhon aspektet e punës në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse;
  • Bashkërendon punët për kontabilizimin e plotë, të saktë dhe në kohë të të gjitha transaksioneve, në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe marrëveshjet e financimit;
  • Përgatit së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse pasqyrat financiare vjetore të institucionit si dhe raportet periodike financiare të institucionit dhe projekteve të veçanta;
  • Koordinon marrëdhëniet me Bankat dhe Institucionet e tjera Financiare për termat financiarë dhe ekonomikë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • Të kenë përfunduar studimet e ciklit të parë dhe të dytë në shkencat ekonomike ose të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës
  • *Eksperienca të mëparshme në pozicione pune manaxheriale në profilin financiar, njohja në planifikimet e buxhetit dhe përvoja e punës në menaxhim projektesh, përbëjnë përparësi për kandidatët;

*Përbën avantazh njohja e gjuhëve te tjera, te huaja.

*Përvoja e punës në projekte dhe kualifikimet për çështjet e projekteve përbëjnë përparësi për kandidatët;

*Përbën avantazh njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetë deklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 15.01.2020 ora 16:30