NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND TË LIRË PUNE PRANË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS PËR POZICIONIN PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË MBËSHTJETJES SË SIPËRMARRJES TË DIASPORËS

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND TË LIRË PUNE PRANË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS PËR POZICIONIN PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË MBËSHTJETJES SË SIPËRMARRJES TË DIASPORËS

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është: Detyrat kryesore përfshijnë planifikimin, drejtimin dhe zbatimin e projekteve në përputhje me misionin e institucionit dhe në nxitje të Sipërmarrjes së Diasporës për zhvillimin social-ekonomik dhe kulturor. Kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në realizimin efektiv të objektivave, veprimtarisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Bashkërendon punët për përgatitjen e raporteve sipas kërkesave të projekteve dhe partnerëve kryesorë.