Njoftim për konkurim për vend të lirë pune pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës: Specialist Sekretar/Arkiv/Protokoll

Njoftim për konkurim për vend të lirë pune pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës: Specialist Sekretar/Arkiv/Protokoll

Pozicioni i punës: Specialist Sekretar/Arkiv/Protokoll

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

  • Kryhen veprimet për pranimin, evidentimin dhe shpërndarjen e korrespondencës;
  • Kontrollon zbatimin e kërkesave që duhet të përmbush dokumenti;
  • Kujdeset për plotësimin e kërkesave për përdorimin operativ të dokumenteve nga departamentet dhe njësitë e tjera;
  • Trajton me konfidencialitet dhe me kujdes maksimal të gjithë korrespodencën që protokollohet dhe dokumentacionin që arkivohet;
  • Verifikon tërësinë e dokumenteve të dorëzuara dhe bën shënimet përkatëse në të;
  • Asiston Drejtorin Ekzekutiv në mbajtjen, përpunimin dhe përcjelljen e praktikave dhe dokumenteve duke zbatuar me përpikëri udhëzimet e tij, standardet e komunikimit shkresor si dhe aktet e brendshme të FSHZHD;
  • Mban në mënyrë të saktë agjendën e takimeve të Drejtorit Ekzekutiv.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • Të ketë përfunduar studimet e ciklit të parë në shkencat ekonomike/juridike/sociale ose të ketë përfunduar studimet universitare në këto fusha jashtë shtetit, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  • Të ketë përvoja të mëparshme pune në profesion;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  •  Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet
    pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetë deklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të
FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin
zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 26 Shkurt 2020 ora 16:00.