Njoftim për konkurim për vend të lirë pune pranë gazetës shqiptare të diasporës: Drejtor informacioni në projektin “Gazeta Shqiptare e Diasporës”

Njoftim për konkurim për vend të lirë pune pranë gazetës shqiptare të diasporës: Drejtor informacioni në projektin “Gazeta Shqiptare e Diasporës”

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

  • Drejtori i Informacionit menaxhon dhe bashkërendon veprimtarinë e Gazeta Shqiptare e Diasporës;
  • Planifikon, organizon dhe kontrollon punën e personelit përkatës, organizon, mbikëqyr dhe menaxhon aspektet e punës lidhur me mbarëvajtjen e gazetës si dhe vlerëson, rishikon standardin dhe cilësinë e të gjitha materialeve që do të publikohen në gazetë;
  • Drejtori i Informacionit koordinon marrëdhëniet me Bordin Drejtues të Gazetës dhe kryen takime në lidhje me mbarëvajtjen e gazetës;
  • Drejtori i Informacionit gjithashtu propozon dhe përcjell ide për mënyra të reja dhe efikase për rritjen e numrit të lexuesve si dhe përdorimin e mediave të

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • Të kenë përfunduar studimet universitare në degën Gazetari dhe/ose Shkenca Komunikimi, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit, të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion dhe media;
  • Të ketë punuar në shtypin e shkruar (gazeta të përditshme), median elektronike (portale informative) si dhe eksperiencë televizive (në realizmin e kronikave dhe në flash news);
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe redaktimit;
  • Të ketë bashkëpunuar me komunitete shqiptare në Diasporë;
  • Të jetë i/e komunikueshëm/e dhe i/e aftë të menaxhojë disa detyra njëkohësisht;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi

*Përbën avantazh dhe njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

*Përvoja e punës në projekte dhe kualifikimet për çështjet e projekteve përbëjnë përparësi për kandidatët.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetë deklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 17.01.2020 ora 14:00