Njoftim për konkurim për vend të lirë pune pranë gazetës shqiptare të diasporës: Specialist it/grafik dizajn në projektin “Gazeta Shqiptare e Diasporës”

Njoftim për konkurim për vend të lirë pune pranë gazetës shqiptare të diasporës: Specialist it/grafik dizajn në projektin “Gazeta Shqiptare e Diasporës”

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

  • Kontribuon në realizimin efektiv të objektivave dhe veprimtarisë së Gazeta Shqiptare e Diasporës;
  • Bashkërendon punën për mirëadministrimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit të brendshëm kompjuterik dhe sistemeve të teknologjisë së informacionit, programeve, portalit dhe faqes së Gazetës;
  • Mbikëqyr sistemin operativ dhe inspekton pajisjet dhe software-et për funksionalitetin dhe efiçencën e tyre, si dhe evidenton nevojat për upgrade, konfigurime etj. të

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • Të kenë përfunduar studimet universitare në shkenca kompjuterike/inxhinieri të teknologjisë së informacionit dhe të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  • Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në profesion;
  • Preferohet të njohë programet e publikimeve on line si wordpress etj;
  • Të zotëroj njohuri të sistemeve të mail marketing si mailchimps etj;
  • Të zotëroj njohuri të programeve të përpunimit të fotove dhe videove si: AdobePhotoshop, Adobe InDesign, AdobeIllustrator, AdobePremier etj;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të këtë eksperiencë pune si IT në media të ngjashme;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  • Të mos ketë masë disiplinore në

*Përbën avantazh dhe njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

*Përvoja e punës në projekte dhe kualifikimet për çështjet e projekteve përbëjnë përparësi për kandidatët.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetë deklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 17.01.2020 ora 14:00