Njoftim shpallje të vendit vakant të punës pranë fondit Shqiptar për zhvillimin e diasporës për pozicionin: Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetese.

Njoftim shpallje të vendit vakant të punës pranë fondit Shqiptar për zhvillimin e diasporës për pozicionin: Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetese.

Njoftim për konkurim për vend pune

Njoftim shpallje të vendit vakant të punës pranë fondit Shqiptar për zhvillimin e diasporës për pozicionin: Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetese.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:

  • Drejton veprimtarinë financiare, administrimin e fondeve të institucionit, konform legjislacionit në fuqi, si dhe kritereve të përcaktuara në marrëveshjet e financimit;
  • Planifikon, organizon, kontrollon, dhe vlerëson punën e personelit përkatës;
  • Harton, zbaton dhe monitoron planet e punës për të arritur qëllimet dhe objektivat;
  • Bashkërendon punët për zbatimin dhe mbajtjen e sistemit kontabël;
  • Bashkërendon punën gjate procesit të përgatitjes së buxhetit vjetor, konsolidon dokumentin përfundimtar të buxhetit vjetor te institucionit;
  • Planifikon, organizon, mbikëqyr dhe menaxhon aspektet e punës në Sektorin e Shërbimeve  Mbështetëse;
  • Bashkërendon punët për kontabilizimin e plotë, të saktë dhe në kohë të të gjitha transaksioneve, në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe marrëveshjet e financimit. Përgatit pasqyrat financiare vjetore të institucionit si dhe raportet periodike financiare të institucionit dhe projekteve të veçanta;
  • Menaxhon dhe koordinon marrëdhëniet me Bankat dhe institucionet e tjera financiare për termat financiarë dhe ekonomikë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e

një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a – Të kenë përfunduar studimet e ciklit të parë dhe të dytë në shkencat ekonomike ose të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;

b – Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion;

c – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

*Eksperienca të mëparshme në pozicione pune drejtuese/menaxheriale në profilin financiar, njohja në planifikimet e buxhetit dhe përvoja e punës në menaxhim projektesh, përbëjnë përparësi për kandidatët;

*Përbën avantazh njohja e gjuhëve te tjera, te huaja;

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a- Jetëshkrim i plotësuar;

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen on-line në e-mailin zyrtar të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, info@adfd.al, si dhe në zyrën e

protokollit të FSHZHD-së me adresë Rr: Vilat Gjermane, Vila nr 5, Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit të dokumenteve: Datë 09 Mars 2020, ora 16:00.