Njoftim

Njoftim

Lidhur me njoftimet në disa media për fushatën promovuese (prej 3 milionë lekë të vjetra), që Fondi Shqiptar i Zhvillimit i Diaspores ka qëllim të realizojë në rrjetet sociale japim shpejgimet si vijon:

  • Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës e zhvillon veprimtarinë bazuar në Ligjin Nr. 32/201 “Për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës” https://diaspora.gov.al/wp-content/uploads/2018/12/LIGJ-nr.32-PËR-FONDIN-SHQIPTAR-PËR-ZHVILLIMIN-E-DIASPORËS-ENG.pdf
  • Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës aktualisht, në zbatim të ligjit, zbaton projektet e mëposhtme:
    • Krijimi i Rrjetit të Profesionistëve në Diasporë – Hartëzimi i shqiptarëve në botë me qellim promovimin dhe angazhimin e tyre me vendin meme dhe me njeri-tjetrin.
    • Si të fillosh një biznes në Shqipëri? – Informim dhe nxitje per te gjithë bashkatdhetaret në lidhje me mundesitë e investimit në Shqipëri.
    • Digjitalizimi i veprave shqiptare – Veprat më të mira shqiptare në format digjital, falas për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, me qëllim ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë gjuhësore e kulturore shqipe në Diasporë.

– Projektet e mësipërme të cilat zbaton Fondi, kanë pjesë përbërëse të tyre edhe 3 (tre) platforma elektronike, si produkte që mundësojnë komunikimin dhe ndërveprimin me grupet e synuara të projektit, të cilët ndodhen jashtë vendit. Me qëllim rritjen e numrit të përfituesve të projektit, te cilet ndodhen jashte Shqiperise, përhapjen e informacionit te palët e interesit, si edhe nisur nga mungesa e kontaktit dhe takimet fizike me ta, nevojitet promovimi i platformave në rrjete sociale nëpërmjet fushatave të marketingut digjital.

– Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës ka shpallur proceduren e prokurimit me vlerë të vogël me objekt “Shërbim promovimi digjital”, e cila nevojitet të realizohet për periudhën Shtator – Dhjetor 2020, në përputhje me nevojat e institucionit dhe është proces në vazhdim.

– Procedura me referencë me objekt prokurimi “Shërbim Promovimi digjital”, është kryer mbeshtetur ne Udhezimin Nr 3, date 08.01.2018, “ Mbi perdorimin e procedures së prokurimit me vlerë të vogël dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike, të ndryshuar”.

FSHZHD dëshiron të shmanget çdo keqkuptim dhe është i hapur për cdo shpjegim për të interesuarit në funksion të transparencës.