Njoftime

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës njofton shpalljen e vendeve vakante për pozicionet Specialist IT dhe Ekspertë për procesin e digjitalizimit

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës njofton shpalljen e vendeve vakante të punës për pozicionet Specialist IT në Drejtorinë e Projekteve dhe të Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës si dhe dy Ekspertë për përzgjedhjen e veprave letrare të platformës digjitale pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.
Dorëzimi i dokumenteve mund të bëhet pranë zyrave të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës në adresën: Rruga: “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri si dhe nëpërmjet postës elektronike në e-mailin zyrtar info@adfd.al
Aplikimet do të pranohen deri në datën 2 shtator 2019, ora 16.00
Për kriteret e pozicioneve vakante, dokumentacionin e nevojshëm dhe detaje të tjera mund të klikoni në link-et e mëposhtëm:

Njoftim shpallje të vendit vakant të punës pranë FSHZHD për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës njofton shpalljen e vendit vakant të punës për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Mbi kriteret e vendit vakant dhe dokumentet për aplikim klikoni në link-un e mëposhtëm:

https://www.adfd.al/vende-vakante/

Dorëzimi i dokumenteve mund të bëhet nëpërmjet postës elektronike në e-mailin zyrtar të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës: info@adfd.al si dhe në zyrën e protokollit të FSHZHD-së në adresën: Rr. Vilat Gjermane, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 09 korrik 2019, ora 16.00

FSHZHD shpall vende të lira pune, në kuadër të projektit “Diaspora shkencore si një faktor ndryshimi në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës në kuadër të projektit “Diaspora shkencore si një faktor ndryshimi në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë” shpall vendet e lira të punës për pozicionet e mëposhtme:

-Drejtor i Drejtorisë së Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes për Diasporën.

-Katër Specialistë për Drejtorinë e Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes për Diasporën.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve, do të bëhet në zyrën e protokollit të FSHZHD-së pranë Kryeministrisë si dhe në e-mailin zyrtar të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës: info@adfd.al

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është: data 24.05.2019 ora 16:00.

Për të gjithë të interesuarit pozicionet e lira dhe kriteret e aplikimit mund ti gjeni në link-un e mëposhtëm:

 

https://www.diaspora.gov.al/wp-content/uploads/2019/05/SHZHD-POZICION-I-LIRE-DREJTOR-I-DREJTORIS%C3%8B-S%C3%8B-PROJEKTEVE-DHE-MB%C3%8BSHTETJES-S%C3%8B-SIP%C3%8BRMARRJES-P%C3%8BR-DIASPOR%C3%8BN-1.pdf

 

https://www.diaspora.gov.al/wp-content/uploads/2019/05/SHZHD-POZICION-I-LIRE-SPECIALIST-PRAN%C3%8B-SEKTORIT-T%C3%8B-PROJEKTEVE-DHE-MB%C3%8BSHTETJES-S%C3%8B-SIP%C3%8BRMARRJES-T%C3%8B-DIASPOR%C3%8BS-1.pdf