Për herë të parë një anëtar i Diasporës, pjesë e një institucioni publik në Shqipëri

Për herë të parë një anëtar i Diasporës, pjesë e një institucioni publik në Shqipëri

Për herë të parë një anëtar i Diasporës shqiptare do të jetë pjesë e një institucioni publik në Shqipëri. Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën për emërimin e znj. Anila Hyka Smorgrav si anëtare të Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Ajo do të jetë pjesë e këtij këshilli, si përfaqësuese nga Këshilli Koordinues i Diasporës.

Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu edhe anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, duke plotësuar kështu numrin e plotë të anëtarëve të këtij këshilli sipas vendimit “Disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr.594, datë 09.10.2018, të Këshillit të Ministrave “Për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të këshillit drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”.

Për pjesën e mbetur të mandatit, emërohen anëtarë të Këshillit Drejtues: Znj. Fjoralba Caka emërohet në vend të znj. Teuta Vodo, si përfaqësuese nga ministria përgjegjëse për drejtësinë; Z. Kostandin Shkurti emërohet në vend të znj. Besa Shahini, si përfaqësues nga ministria përgjegjëse për arsimin si dhe znj. Kozeta Angjeliu emërohet në vend të znj. Mimoza Hysa Çuliqi, si përfaqësuese nga ministria përgjegjëse për kulturën.

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu:

VENDIM Nr. 371 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.594, DATË 9.10.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS”, TË NDRYSHUAR, datë 29.5.2019