Përgjegjës i Sektorit të Projekteve në Drejtorinë e Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Përgjegjës i Sektorit të Projekteve në Drejtorinë e Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

 

  • Planifikon drejtimin dhe zbatimin e projekteve në përputhje me misionin e institucionit në nxitjen e Diasporës për zhvillimin social-ekonomik dhe kulturor;
  • Kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në realizimin efektiv të objektivave dhe veprimtarisë së Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës;
  • Bashkërendon punët për përgatitjen e raporteve sipas kërkesave të projekteve dhe partnerëve kryesore.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

 

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e

një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a – Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave

sociale/ekonomike/politike, me diplomë të nivelit master shkencor/profesional ose

diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë

marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar

me ligj;

b – Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion dhe pozicione të ngjashme;

c – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

*Përbën avantazh eksperienca në organizma ndërkombëtare dhe njohja e politikave zhvillimore

në fushën e migracionit dhe diasporës;

*Përvoja e punës në projekte dhe kualifikimet për çështjet e projekteve përbëjnë përparësi për

kandidatët;

*Përbën avantazh njohja e gjuhëve të tjera, të huaja.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a- Jetëshkrim i plotësuar;

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet

pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, e hënë – e enjte në orarin 08.30-17.00 dhe ditën e premte në orarin 8.30-14.00, në adresën: Rruga “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e-mail-in zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 24.01.2020 ora 14:00