Politikat Shtetërore për Diasporën

Politikat Shtetërore për Diasporën

Politikat e reja shtetërorë të hartuara nga Ministri i Shtetit për Diasporën botohen për herë të parë në përmbledhjen “Politika Shtetërore për Diasporën”. Rreth një vit më parë Shqipëria nuk kishte legjislacion apo strategji për shtetasit apo bashkëkombësit e saj jashtë vendit.

Sot pas një pune voluminoze të institucionit të Ministrit të Shtetit për Diasporën vjen në një botim të plotë gjithë korniza e re dhe e plotë ligjore duke filluar nga krijimi i institucioneve shtetërore, rritja e burimeve financiare, materiale e njerëzore.

Materiali i paraqitur në këtë botim shërben për informimin e shtetasve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit mbi ecurinë e strukturave shtetërore dhe legjislacionit të ri për marrëdhëniet me Diasporën shqiptare.

Reforma e politikave shtetërore në fushën e Diasporës mbështetet në kërkesat imediate për implementimin e plotë të dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por edhe për promovimin e angazhimit të Diasporës në vendin e origjinës si dhe qasjen drejt një ndërgjegjeje evropiane për rëndësinë e Diasporës në ndërtimin e urave lidhëse midis vendeve pritëse dhe vendit të origjinës.

Klikoni më poshtë për të shfletuar librin “Politika Shtetërore për Disporën”

Politika Shtetërore për Diasporën

State Policy on Diaspora

Politica dello Stato per la Diaspora



shares