
25 Jan Prezantohet Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës
Ministri i Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majko prezantoi sot Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës i cili është një nga tre strukturat të cilat do të aplikojnë politikat e reja shtetëtore për Diasporën shqiptare.
Në fjalën e tij përshëndetëse ministri tha se Fondi i Zhvillimit të Diasporës ka garancitë e nevojshme juridike të një institucioni publik jobuxhetor i cili kërkon të hape një faqe të re marrëdhëniesh me donatorët e interesuar.