Publikime

MOMENTE NGA REGJISTRIMI NË KONFERENCËN SHKENCORE

MOMENTE NGA CEREMONIA E HAPJES SË KONFERENCËS SHKENCORE

MOMENTE NGA PUNIMET E DITËS SË I-rë

PREZANTIMET NË PANELET TEMATIKE TË DITËS SË I-rë TË KONFERENCËS SHKENCORE

MOMENTE NGA PUNIMET E DITËS SË II-të

PUBLIKOHET PYETËSORI NË KUADËR TË STUDIMIT “INFRASTRUKTURA E BIZNESIT DHE PËRFSHIRJA E DIASPORËS”

Me qëllim analizimin e karakteristikave demografike të Diasporës shqiptare, mundësitë e të bërit biznes në vendin e origjinës, evidentimin e mekanizmave në funksion të Diasporës dhe kontributin e saj në zhvillimin socio-ekonomik të vendit, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës po zhvillon një sondazh.
Duke plotësuar një pyetësor të hartuar posaçërisht për këtë studim, ju mund të kontribuoni në krijimin e një databaze lidhur me karakteristikat e emigrantëve shqiptarë në botë, me qëllim nxitjen e kontakteve midis anëtarëve të Diasporës dhe rrjetit produktiv në Shqipëri, duke ofruar mundësi bashkëpunimi në hapjen dhe zhvillimin e bizneseve të reja.
Ky pyetësor realizohet në kuadër të studimit “Infrastruktura e Biznesit dhe Përfshirja e Diasporës” dhe informacioni i grumbulluar do të trajtohet në mënyrë konfidenciale për realizimin e qëllimit të studimit.
Pyetësorin e plotë e gjeni këtu:

KËSHILLI DREJTUES I FONDIT SHQIPTAR TË DIASPORËS MIRATOI RAPORTIN VJETOR

Në këtë mbledhje u diskutua rreth aktivitetit të kryera të Fondit Shqiptar të Diasporës gjatë vitit 2018.

Antarët e Këshillit diskutuan raportin e FSHZHD për 2018, analizuan shpenzimet e Fondit Shqiptar të Diasporës si dhe situatën e buxhetit.

Në mbledhje u fol edhe për disa nga bashkëpunimet aktuale dhe mundësitë për bashkëpunime të reja.

POLITIKAT SHTETËRORE PËR DIASPORËN

Politikat e reja shtetërorë të hartuara nga Ministri i Shtetit për Diasporën botohen për herë të parë në përmbledhjen “Politika Shtetërore për Diasporën”. Rreth një vit më parë Shqipëria nuk kishte legjislacion apo strategji për shtetasit apo bashkëkombësit e saj jashtë vendit.

Sot pas një pune voluminoze të institucionit të Ministrit të Shtetit për Diasporën vjen në një botim të plotë gjithë korniza e re dhe e plotë ligjore duke filluar nga krijimi i institucioneve shtetërore, rritja e burimeve financiare, materiale e njerëzore.

Materiali i paraqitur në këtë botim shërben për informimin e shtetasve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit mbi ecurinë e strukturave shtetërore dhe legjislacionit të ri për marrëdhëniet me Diasporën shqiptare.

Reforma e politikave shtetërore në fushën e Diasporës mbështetet në kërkesat imediate për implementimin e plotë të dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por edhe për promovimin e angazhimit të Diasporës në vendin e origjinës si dhe qasjen drejt një ndërgjegjeje evropiane për rëndësinë e Diasporës në ndërtimin e urave lidhëse midis vendeve pritëse dhe vendit të origjinës.

Klikoni më poshtë për të shfletuar librin “Politika Shtetërore për Disporën” 

Politika Shtetërore për Diasporën

State Policy on Diaspora

Politica dello Stato per la Diaspora

BULETINI I VITIT 2018 “PËR MASAT E PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË DIASPORËS”:

Buletini i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës është një raport i plotë mbi ecurinë e zbatimit të “Planit të Veprimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018-2024”
Ky publikim është vazhdim i reflektimit mbi veprimet e kryera nga administrata e shtetit shqiptar gjatë vitit 2018 për Strategjinë Kombëtare të Diasporës, ku përfshihen 72 masa për realizimin në kohë të qëllimeve të saj.
Ky buletin periodik është një dokument publik për procesin e realizimit të masave, i cili do t’i shërbejë informimit të institucioneve përgjegjëse.
Buletini i cili publikohet një herë në tre muaj kryen vlerësimin e veprimeve të institucioneve në trajtimin e masave për të cilat ato janë përgjegjëse, duke dhënë kështu një pasqyrë të plotë të aktivitetit dhe duke bërë transparente ecurinë e procesit.

Në linkun e mëposhtëm mund të lexoni buletinin e plotë: