“Periodiku II 2019 Diaspora Shqiptare” Analiza dhe Studime  

“Periodiku II 2019 Diaspora Shqiptare” Analiza dhe Studime  

Në muajin Dhjetor 2019, u publikua  “Periodik II 2019 Diaspora Shqiptare” Analiza dhe Studime

Ky është një publikim i Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, i cili del çdo gjashtë muaj dhe është publikimi pasardhës i Periodikut I.

Në botimin e parë të Periodikut, u prezantua projekti “Diaspora për Zhvillim” aspekte ekonomike dhe analiza mbi Diasporën shqiptare.

Vëllimi i dytë informon më tepër mbi aspektet ekonomike të Diasporës shqiptare, çështjet e politikave gjuhësore në shkollat e komunitetit shqiptar në Diasporë si dhe sjell një përmbledhje të kontributeve të Diasporës dhe migrimit në konferencën “Kërkimi shkencor në hapësirën mbarëshqiptare dhe roli i Diasporës shkencore”.

Ky botim periodik vjen me një risi pasi prezantohen dy projektet e reja në zbatim nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, të cilat janë Projekti “Për Dhomën e Biznesit të Diasporës –

Krijimi dhe nxitja e investimeve të Diasporës në Shqipëri” dhe projekti “Diaspora shkencore si një faktor ndryshimi në procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë”.

Botimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar  më poshtë:



shares