Publikohet Platforma “Rrjeti i Profesionistëve në Diasporë”

Publikohet Platforma “Rrjeti i Profesionistëve në Diasporë”

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës lançon Platformën Rrjeti i Profesionistëve në Diasporë, në kuadër të projektit Diaspora për Zhvillim.
Platforma është një hapësirë që mbështet dhe nxit zhvillimin e Shqipërisë si urë lidhëse për Diasporën duke ofruar shkëmbimin e informacioneve dhe përfshirjen e ekspertizës së anëtarëve të komunitetit profesional të Diasporës në drejtim të gjenerimit të ideve dhe nismave me përfitim të përbashkët.
Platforma synon hartëzimin e profesionistëve shqiptarë në Diasporë duke i mundësuar bashkëpunime përtej barrierave gjeografike dhe informuar mbi mundësi punësimi, investimi, pjesëmarrje në trajnime, etj.

Bashkojuni Rrjetit të Profesionistëve në Diasporë këtu:

https://rrjetiprofesionisteve.al/