Publikohet pyetësori në kuadër të studimit “Infrastruktura e Biznesit dhe Përfshirja e Diasporës”

Publikohet pyetësori në kuadër të studimit “Infrastruktura e Biznesit dhe Përfshirja e Diasporës”

Me qëllim analizimin e karakteristikave demografike të Diasporës shqiptare, mundësitë e të bërit biznes në vendin e origjinës, evidentimin e mekanizmave në funksion të Diasporës dhe kontributin e saj në zhvillimin socio-ekonomik të vendit, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës po zhvillon një sondazh.
Duke plotësuar një pyetësor të hartuar posaçërisht për këtë studim, ju mund të kontribuoni në krijimin e një databaze lidhur me karakteristikat e emigrantëve shqiptarë në botë, me qëllim nxitjen e kontakteve midis anëtarëve të Diasporës dhe rrjetit produktiv në Shqipëri, duke ofruar mundësi bashkëpunimi në hapjen dhe zhvillimin e bizneseve të reja.
Ky pyetësor realizohet në kuadër të studimit “Infrastruktura e Biznesit dhe Përfshirja e Diasporës” dhe informacioni i grumbulluar do të trajtohet në mënyrë konfidenciale për realizimin e qëllimit të studimit.
Pyetësorin e plotë e gjeni këtu: