Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës është një prej strukturave kryesore që aplikojnë politikat shtetërore për Diasporën Shqiptare. Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës (FSHZHD) synon të jetë një institucion që punon me përkushtim e seriozitet për të transformuar politikat për zhvillimin e Diasporës në rezultate konkrete.
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës në zbatim të ligjit nr 32/2018 “Për Fondin e Zhvillimit të Diasporës”, (neni 10 pika ë, si dhe neni 14, pika 1), paraqet Raportin Vjetor mbi funksionimin dhe aktivitetin institucional vjetor.