Remitancat, një udhërrëfyes i zhvillimit të Shqipërisë

Remitancat, një udhërrëfyes i zhvillimit të Shqipërisë

Roli dhe rëndësia në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë e Diasporës Shqiptare në Gjermani, ishte temë diskutimi e një takimi virtual të organizuar me mbështetjen e Bankës Botërore në sajë të projektit “Greenpack 2.0”.

Në takim u diskutua mbi nevojën e shpërndarjes së informacionit të përditësuar të remitancave në mënyrë elektronike në gjuhën shqipe për mediat lokale dhe institucionet shtetërore (në veçanti bashkitë). Në shqip dhe anglisht në Ambasadat e Republikës së Shqipërisë në vendet me prani të konsiderueshme të Diasporës, në shoqatat dhe aktivistët e Diasporës, si dhe në Rrjetin e Profesionistëve të Diasporës.

Eksperti për ekonominë pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën, Fatos Çoçoli solli në panel disa të dhëna interesante lidhur me remitancat. Ai vuri në dukje problematikat përsa i përket dërgesave të shqiptarëve jashtë vendit, të cilat janë kostoja e tyre, rruga joformale e transfertave etj. E pranishme në këtë takim ishte dhe Drejtori i Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës në FSHZHD, znj. Alma Kordoni. “Gjatë dekadës së fundit 2011-2020, remitancat kanë tejkaluar çdo vit nivelin e ndihmës ndërkombëtare për zhvillim dhe kanë qenë pranë nivelit të investimeve të huaja direkte.

Strukturat e Ministrit të Shtetit për Diasporën, por sidomos Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës, në bashkëpunim me Gazetën “Diaspora Shqiptare” po bëjnë një punë të mirë për promovimin në publik të rrugëve për uljen e kostove, rritjen e dërgimit të remitancave në kanale formale dhe optimizimin e përdorimit në ekonomi të remitancave”,- tha z. Çoçoli.

Remitancat, një udhërrëfyes i zhvillimit të Shqipërisë

#diasporashqiptare #unëjamshqiptar #diasporapërzhvillim