“Samiti i Grave të Biznesit” më 16-18 Janar 2020, Tiranë

“Samiti i Grave të Biznesit” më 16-18 Janar 2020, Tiranë

Për herë të parë, organizohet “Samiti i Grave të Biznesit” në datat 16, 17 dhe 18 Janar 2020 në Hotel Rogner, Tiranë. Eventi organizohet nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën me mbështetjen e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Në event do të zhvillohen disa panele diskutimi mbi rolin e gruas shqiptare nga Diaspora në fushën e biznesit si dhe sfidat e tyre për integrim në tregun ekonomik në Shqipëri. Eventi synon nxitjen e një bashkëpunimi dhe njohjen me sipërmarrjet e suksesshme shqiptare nga drejtuese gra në vendin tonë.

Të interesuarit për të marrë pjesë, ftohen të regjistrohen në këtë link:

shorturl.at/gotV0