Studime

STUDIME

“Periodiku” i Fondit të Zhvillimit të Diasporës është një botim i munguar, deri tani, për të interesuarit dhe cilësi e politikës shtetërore për shqiptarët jashtë vendit.

Fillimi, si çdo fillim, ka mangësitë e veta, por ai mbart dëshirën për më shumë. Ky botim është një ftesë për ta ngritur diskutimin e studiuesve për migracionin shqiptar në nivel të një cilësie gjithëpërfshirëse dhe reflektuese.
Ai do të përmbledhë po ashtu dokumentat më të rëndësishme të raporteve shtetërore dhe të shoqërisë civile për diasporën shqiptare.

Z.Pandeli Majko

Klikoni më poshtë:

PUBLIKOHET STUDIMI “DIASPORA E SHQIPËRISË NË SHIFRA”

INSTAT me mbështetjen e ministrit të Shtetit për Diasporën publikon për herë të parë një studim konkret mbi Diasporën të titulluar “Diaspora e Shqipërisë në shifra”.

Ky studim është kryer mbi bazë të vlerësimeve të tërthorta të realizuara gjatë vitit 2018. Sipas të dhënave numri i shqiptarëve në Diasporën e re llogaritet të jetë rreth 1.6 milionë, e thënë ndryshe 36 % e shtetasve shqiptar jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ky publikim kryhet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Diasporën. Qëllimi i tij është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe profilin e saj mbi karakteristikat bazë demografike dhe sociale.

Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni publikimin e plotë: