Study visit në Romë ( organizuar nga IOM )

Study visit në Romë ( organizuar nga IOM )

Si pjesë e programit ‘Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë’ – financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) nën angazhimin politik të Ministrisë për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë (MAECI) – Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) koordinoi këtë javë një seri takimesh dhe konsultimesh teknike ndërmjet një delegacioni me përfaqësues të institucioneve shqiptare të përfshirë në angazhimin e diasporës, me homologë dhe me entitete që punojnë për angazhimin e diasporës në Itali.

Delegacioni shqiptar përbëhej nga:

Përfaqësues nga Institucioni i Ministrit të Shtetit për Diasporën
Përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Diasporës
Përfaqësues nga Fondi për Zhvillimin e Diasporës
Përfaqësues nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Përfaqësues nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA)
Përfaqësues nga Institucioni i Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave
Përfaqësues nga Banka e Shqipërisë

Takimet ishin pjesë e një vizite të zgjeruar studimore nën Komponentin 1 të Programit që synon kontibut në rritjen e kapaciteteve të Qeverisë së Shqipërisë për angazhimin e diasporës në zhvillimin e vendit.

Delegacioni shqiptar mësoi mbi përvojën italiane në angazhimin e diasporës dhe vërejti mënyra angazhimi të diasporës që mund të jenë të aplikueshme në kontekstin shqiptar. Përvoja e përfituar nga vizita studimore do të ndihmojë në gjenerimin e iniciativave dhe praktikave konkrete për zhvillim insitucional, transferim të dijeve dhe aftësive të diasporës si dhe tërheqje të investimeve prej diasporës shqiptare, në linjë me etapat e zbatimit të programit.

Gjatë vizitës tre-ditore delegacioni shqiptar u takua me:

Drejtorinë e Përgjithshme për Promovimin e Vendit pranë Ministrisë për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë
Koordinatorët e Samitit Kombëtar të Diasporave në Itali
CONNGI – Koordinimi Kombëtar për Gjeneratat e Reja në Itali
Agjencia Italiane e Tregtisë dhe Agjencia Italiane e Investimeve
Unioncamere – Romë
Këshilli i Përgjithshëm i Italianëve Jashtë Vendit pranë Ministrisë për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë
Zëvendës Ministri për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë
Ambasada Shqiptare në Romë