Takim me rrjetin e Avokatëve Shqiptarë në Itali

Takim me rrjetin e Avokatëve Shqiptarë në Itali

Në kuadër të projektit “Diaspora për Zhvillim”, i cili  ka për qëllim krijimin dhe fuqizimin e rrjetit të profesionistëve shqiptarë në Diasporë, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko, zhvilluan takim me rrjetin e Avokatëve Shqiptarë në Itali.

Në takimin e zhvilluar në ambjentet e Institutit Enciklopedik Italian “Treccani”, u diskutua mbi situatën e profesionistëve shqiptarë në Itali dhe rrjetëzimin e tyre në funksion të mbrojtjes së interesave të komunitetit shqiptar atje. Në përfundim të takimit, përfaqësuesit e rrjetit të Avokatëve Shqiptarë në Itali, i dhuruan Ministrit librin “Politikat Shtetërore për Diasporën”. Ky libër është i përkthyer në gjuhën italiane, vullnetarisht nga anëtarët e rrjetit të Avokatëve Shqiptarë në Itali.



shares