Takimi i 14-të ndërkombëtar “Kërkimi Shkencor në Hapësirën Mbarëshqiptare dhe Roli i Diasporës Shkencore”

Takimi i 14-të ndërkombëtar “Kërkimi Shkencor në Hapësirën Mbarëshqiptare dhe Roli i Diasporës Shkencore”

Shtyhet data e pranimit të aplikimeve për konferencën “Kërkimi Shkencor në Hapësirën Mbarëshqiptare dhe Roli i Diasporës Shkencore”.

Studiuesit shqiptarë të të gjitha disiplinave nga rajoni dhe Diaspora njoftohen se afati për regjistrim dhe dërgimin e aplikimeve është shtyrë deri më datë 05 shtator 2019. Brenda kësaj date të interesuarit mund të dërgojnë përmbledhjet e temave të tyre në adresën elektronike: takimi2019@alb-shkenca.org

Instituti “AlbShkenca” dhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën ka njoftuar më herët organizimin në datat 27-29 shtator 2019 në Tiranë të konferencës “Kërkimi Shkencor në Hapësirën Mbarëshqiptare dhe Roli i Diasporës Shkencore”.

Ky do të jetë një event, ku kërkues shkencorë dhe studiues shqiptarë nga e gjithë bota do të paraqesin arritjet më të reja të studimeve të tyre në fushat përkatëse të ekspertizës, gjithashtu ofrohet edhe mundësia e shkëmbimit shkencor dhe bashkëpunimit mes studiuesve shqiptarë.

Për mënyrën e aplikimit dhe afate të tjera mund të informoheni në link-et e mëposhtme:
http://iash-takimet.org/tv20…/aktuale/Thirrja_2019_K_III.pdf

Më poshtë gjendet formulari i regjistrimit:
https://docs.google.com/…/1FAIpQLSeQOv_bZQKBhUDVef…/viewform