Takimi i dytë i nivelit të lartë në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit për Remitancat

Takimi i dytë i nivelit të lartë në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit për Remitancat

Në ambientet e Bankës së Shqipërisë u zhvillua sot takimi i dytë i nivelit të lartë midis Bankës së Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Diasporën, bankave tregtare dhe subjekteve financiare të angazhuara në fushën e transfertave monetare që operojnë në vendin tonë.

Ky takim u zhvillua në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit “Për Remitancat” të nënshkruar vitin e kaluar nga Banka e Shqipërisë, Ministri i Shtetit për Diasporën dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi zhvillimet e arritura përgjatë vitit të parë pas nënshkrimit të memorandumit, si dhe synimet dhe nevojat për ndërhyrje të përbashkëta në të ardhmen, për përfshirjen e diasporës dhe emigracionit në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e vendit.

Gjatë fjalës së tij Ministri i Shtetit për Diasporën tha se në Shqipëri si në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, shumat që hyjnë në emër të remitancave janë shumë më të mëdha se sa ato që hyjnë në emër të investimeve të huaja.

“Çështja e trajtimit të të ardhurave nga remitancat është një çështje e dorës së parë në zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo është një sfidë e të ardhmes me të cilën Shqipëria nuk mund të përballet seriozisht pa një dialog me sistemin bankar vendor. Pa një politikë të përbashkët për këtë cështje do përballemi shpejt me ndryshimin e mënyrës së migrimit dhe bashkimit familjar në një periudhë afatmesme. Ajo pritet të ndikojë negativisht në konsumin dhe në ekonominë vendore, për shkak se migrantët nuk do të kenë kujt t’i dërgojnë të holla në vendlindje”- tha Ministri.

Ndërsa Guvernatori Gent Sejko theksoi rëndësinë e remitancave në ekonominë shqiptare, në mirëqenien e familjeve dhe zhvillimin në përgjithësi. Ai u shpreh se gjatë vitit 2018, Banka e Shqipërisë, përmes burimeve të saj, është angazhuar seriozisht në krijimin e parakushteve të nevojshme për kanalizimin sa më efikas të këtyre të ardhurave në ekonominë shqiptare.



shares
error: Materiali është i mbrojtur!!