“THIRRJE PËR EKSPERTË PËR OFRIMIN E ASISTENCËS LIGJORE”.

“THIRRJE PËR EKSPERTË PËR OFRIMIN E ASISTENCËS LIGJORE”.

THIRRJE PËR EKSPERTË PËR OFRIMIN E ASISTENCËS LIGJORE

 

Përshkrim i përgjithshëm për shërbimin e kërkuar, është:

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës (FSHZHD), në kuadër të përmirësimit të dokumentacionit ligjor të Dhomës së Biznesit të Diasporës, kërkon të punësoj një ekspert ligjor. Detyra e ekspertit do të ketë në fokus ofrimin e asistencës ligjore për hartimin dhe interpretimin e akteve ligjore të funksionimit të Dhomës së Biznesit të Diasporës.

 

Kushtet që duhet të plotësojnë për pranim kandidatet për ekspert për përgatitjen e strategjisë së komunikimit të FSHZHD:

  • Të ketë përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Shkenca Juridike;
  • Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë njohuri shumë të mira dhe të përditësuara të legjislacionit shqiptar për organizatat jo fitimprurëse në Shqipëri;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të teknikës legjislative;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze;

Përbëjnë avantazh:

Gradat dhe titujt akademikë përbëjnë avantazh.

 

Dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatet për ekspert janë si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton publikimin e studimeve, konferencat, trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID).

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e-mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 21 dhjetor 2020 ora 16:00.

FSHZHD është e përkushtuar ndaj diversitetit dhe barazisë gjinore në të gjitha aktivitet dhe projektet që zbaton. Ne inkurajojmë aplikime nga gratë dhe grupet e nën përfaqësuara etnike, racore dhe kulturore. FSHZHD është krenare që është një punëdhënëse që ofron mundësi të barabarta dhe një mjedis të përshtatshëm për rritje profesionale.