THIRRJE PËR EKSPERTË “PËR NDËRTIMIN E STRATEGJISË SË KOMUNIKIMIT TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS”.

THIRRJE PËR EKSPERTË “PËR NDËRTIMIN E STRATEGJISË SË KOMUNIKIMIT TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS”.

THIRRJE PËR EKSPERTË PËR PËR EKSPERTË “PËR NDËRTIMIN E STRATEGJISË SË KOMUNIKIMIT TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS”.

 

Përshkrim i përgjithshëm për shërbimin më sipër, është:

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës (FSHZHD), në kuadër të projektit “Diaspora për Zhvillim”, aktivitetit 7.3 “ Ekspertizë” , kërkon të bashkëpunojë me 1 (një) ekspertë shkencor për krijimin e strategjisë së komunikimit të FSHZHD dhe qasjes pro-aktive me Diasporën.

 

Eksperti duhet të ketë në fokus të studimit të tij të Drejtën Ndërkombëtare Publike, Diasporën dhe Migrimin, Strategjinë Kombëtare të Diasporës dhe Planin e Veprimit, si dhe të ketë eksperiencë konkrete me institucionet e Diasporës dhe komunitetet shqiptare nëpër botë. Detyra e ekspertit do të jetë krijimi i një strategjie komunikimi të qëndrueshme në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2021-2025 si dhe me praktikat më të mira botërore. Eksperti duhet të krijojë marrëdhënie bashkëpunimi me FSHZHD dhe institucionet e tjera të Diasporës  si dhe me komunitetet shqiptare nëpër botë..

Kushtet që duhet të plotësojnë për pranim kandidatet për ekspertpër ndërtimin e strategjisë së komunikimit të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës” janë:

  • Të ketë përfunduar ciklin e plotë të studimeve universitare Master Shkencor në Shkenca Juridike, ose Sociale dhe Ekonomike, brenda ose jashtë vendit;
  • Gradat dhe titujt akademikë përbëjnë avantazh.
  • Të ketë njohuri të thelluara mbi bazat e metodologjisë së hulumtimit shkencor, komunikimit si dhe mbi migracionin dhe Diasporën.
  • Eksperiencë jo më pak se 8 vite në hulumtime shkencore, projekte shkencore ose punë të ngjashme dhe jo më pak se 2 vite eksperiencë pune në fushën e Diasporës;
  • Njohuri dhe eksperienca pune në fushën e Migracionit dhe Diasporës;
  • Të ketë eksperienca të mëparshme në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e strategjive qeveritare;
  • Të ketë njohuri dhe eksperiencë pune në fushën e projekteve dhe marrëdhënieve me donatorët dhe me subjektet e huaja si dhe komunitetet shqiptare të Diasporës;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze;

*Përbën avantazh dhe njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

 

 

Dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatet për ekspert janë si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton publikimin e studimeve, konferencat, trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID).

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e-mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 7.12. 2020 ora 16:00.