THIRRJE PËR EKSPERTË PËR PËRGATITJEN E “RAPORTIT VJETOR 2020 TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS”

THIRRJE PËR EKSPERTË PËR PËRGATITJEN E “RAPORTIT VJETOR 2020 TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS”

THIRRJE PËR EKSPERTË PËR PËRGATITJEN E “RAPORTIT VJETOR 2020 TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS”

 

Përshkrim i përgjithshëm për shërbimin më sipër, është:

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës (FSHZHD), në kuadër të projektit “Diaspora Shkencore si një Faktor Ndryshimi në Procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë” dhe aktivitetit “Botimi i Punimeve Shkencore dhe Studimeve 2020 në fushën e Diasporës dhe Migrimit”, kërkon të bashkëpunojë me 1 (një) ekspert për përgatitjen e Raportit Vjetor 2020 të FSHZHD bazuar në planet e aktiviteteve dhe raportet periodike të projekteve, planifikimet buxhetore, indikatorët e përcaktuar sipas kuadrit logjik të projekteve dhe ndryshimet në metodologjinë e zbatimit si rezultat i Pandemisë COVID 2019.

Përgatitja e Raportit Vjetor 2020 të FSHZHD do të kryet në një periudhë (3) tre ditore sipas kritereve të mëposhtme:

Relevanca: Zbatimi i projektit në përputhje me përparësitë e vendosura në Strategjinë Kombëtare për Diasporën dhe Planin e Veprimit;

Efikasiteti: Vlerësimi i rezultateve të arritura në lidhje me inputet, afati kohor, fondet dhe ekspertiza e ofruar;

Efektiviteti: Vlerësimi nëse rezultatet e projekteve janë arritur;

Ndikimi dhe qëndrueshmëria:  Ndryshimet dhe impakti që kanë sjellë projektet në Diasporë dhe kontekstin kombëtar dhe rajonal;

Aspekti gjinor:  Në çfarë shkalle projektet kanë marrë në konsideratë përfituesit burra dhe gra.

Kushtet që duhet të plotësojnë për pranim kandidatet për ekspert për përgatitjen e Raportit Vjetor 2020 janë:

  • Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në Gjuhë-Letërsi, komunikim, shkenca sociale me diplomë të nivelit Master Shkencor/Profesional ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  • Të ketë mbi 15 vjet eksperiencë me organizatat ndërkombëtare në zbatim dhe vlerësim monitorim programesh dhe projektesh;
  • Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë në përgatitjen e raporteve të monitorimit dhe vlerësimit në bazë të një sistemi të qartë të indikatorëve të rezultateve;
  • Njohuri shumë të mira të institucioneve, politikave, strategjive dhe projekteve me/për angazhimin e diasporës në Shqipëri.

 

Dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatet për ekspert janë si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton publikimin e studimeve, konferencat, trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID).

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e-mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 26 Nëntor 2020 ora 16:00.

FSHZHD është e përkushtuar ndaj diversitetit dhe barazisë gjinore në të gjitha aktivitet dhe projektet që zbaton. Ne inkurajojmë aplikime nga gratë dhe grupet e nën përfaqësuara etnike, racore dhe kulturore. FSHZHD është krenare që është një punëdhënëse që ofron mundësi të barabarta dhe një mjedis të përshtatshëm për rritje profesionale.