Thirrje për ekspertë: për përzgjedhjen e punimeve shkencore, analiza dhe studime për botimin e “Periodikut Diaspora Shqiptare”

Thirrje për ekspertë: për përzgjedhjen e punimeve shkencore, analiza dhe studime për botimin e “Periodikut Diaspora Shqiptare”

THIRRJE PËR EKSPERTË

PËR PËRZGJEDHJEN E PUNIMEVE SHKENCORE, ANALIZA DHE STUDIME PËR BOTIMIN E “PERIODIKU DIASPORA SHQIPTARE”

 

Përshkrim i përgjithshëm për shërbimin më sipër, është:

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, në kuadër të projektit “Diaspora Shkencore si një Faktor Ndryshimi në Procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë” dhe aktivitetit “Botimi i Punimeve Shkencore dhe Studimeve 2020 në fushën e Diasporës dhe Migrimit”, kërkon të bashkëpunojë me 3 (tre) ekspertë shkencorë për  përzgjedhjen e punimeve, analizave dhe studimeve shkencore për Diasporën dhe Migrimin Shqiptar.

Ekspertët duhet të kenë në fokus të studimeve të tyre të Drejtën Ndërkombëtare Publike,  Diasporën dhe Migrimin, Strategjinë Kombëtare të Diasporës dhe Planin e Veprimit,  si dhe të kenë realizuar publikime në revista shkencore studime në këtë fushë. Detyra e ekspertit do të jetë përzgjedhja e raporteve, analizave dhe studimeve në lidhje me diasporën dhe migracionin shqiptar ndër vite, të cilat janë kryer nga institucione shqiptare dhe ndërkombëtare, organizata, akademikë dhe studiues shqiptarë e të huaj të pavarur. Ekspertët duhet të krijojë marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet dhe/ose autorët në ofrimin e punimeve për publikim.

Më konkretisht, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës do të përzgjedhë:

-1 (një) kryetar grupi pune për përzgjedhjen e punimeve shkencore, analiza dhe studime për botimin e “Periodikut Diaspora Shqiptare”;

-2 (dy) anëtar grupi pune për përzgjedhjen e punimeve shkencore, analiza dhe studime për botimin e “Periodikut Diaspora Shqiptare”.

 

Kushtet që duhet të plotësojnë për pranim kandidatet për kryetar grupi pune, janë:

  • Të ketë përfunduar ciklin e plotë të studimeve universitare Bachelor dhe Master Shkencor në Shkenca Ekonomike dhe/ose Juridike dhe/ose Sociale dhe/ose Politike, brenda ose jashtë vendit;
  • Të zotëroj gradën shkencore “Doktor”;
  • Të ketë njohuri të thelluara mbi bazat e metodologjisë së hulumtimit shkencor;
  • Të njohë parimet dhe legjislacionit të të drejtave të autorit;
  • Eksperiencë jo më pak se 8 vite në hulumtime shkencore, projekte shkencore ose punë të ngjashme;
  • Njohuri dhe eksperienca pune në fushën e Migracionit dhe Diasporës;
  • Të ketë kryer studime dhe hulumtime shkencore të prezantuara në konferenca brenda dhe jashtë vendit dhe të publikuara në revista shkencore të njohura;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze;

*Përbën avantazh dhe njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

 

Kushtet që duhet të plotësojë për pranim kandidatët për anëtar grupi pune, janë:

  • Të ketë përfunduar ciklin e plotë të studimeve universitare Bachelor dhe Master Shkencor në Shkenca Ekonomike dhe/ose Juridike dhe/ose Sociale dhe/ose Politike, brenda ose jashtë vendit;
  • Grada dhe/ ose titulli shkencor përbëjnë përparësi;
  • Të ketë njohuri të thelluara mbi bazat e metodologjisë së hulumtimit shkencor;
  • Të njohë parimet dhe legjislacionit të të drejtave të autorit;
  • Eksperiencë jo më pak se 8 vite në hulumtime shkencore, projekte shkencore;
  • Njohuri dhe eksperienca pune në fushën e Migracionit dhe Diasporës;
  • Të ketë kryer studime dhe hulumtime shkencore të prezantuara në konferenca brenda dhe jashtë vendit dhe të publikuara në revista shkencore të njohura;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze;

*    Përbën avantazh dhe njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton publikimin e studimeve, konferencat, trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID).

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e-mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 15 Maj 2020 ora 16:00.