THIRRJE PËR EKSPERTË PËR PUNËSIM “SPECIALIST PROJEKTI PRANË SEKTORIT TË PROJEKTEVE, DREJTORIA E PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES SË DIASPORËS”.

THIRRJE PËR EKSPERTË PËR PUNËSIM “SPECIALIST PROJEKTI PRANË SEKTORIT TË PROJEKTEVE, DREJTORIA E PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES SË DIASPORËS”.

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND TË LIRË PUNE PRANË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIIMIN E DIASPORËS

POZICIONI I PUNËS: SPECIALIST PROJEKTI PRANË SEKTORIT TË PROJEKTEVE, DREJTORIA E PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES SË DIASPORËS

 

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

• Kontribuon në realizimin efektiv të objektivave dhe veprimtarisë së Drejtorisë së Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarjes të Diasporës;

• Kontribuon në realizimin e programeve dhe projekteve që kanë të bëjnë me objektivat e sektorit;

• Asiston në shkrimin dhe formulimin e projekt-propozimeve;

• Asiston në koordinimin e zbatimit të aktiviteteve nga të gjithë partnerët pjesë e projekteve;

• Asiston në përgatitjen e raportetve narrative sipas kërkesave të projekteve dhe partnerëve kryesor;

• Merr pjesë në organizimin e aktiviteteve informuese dhe promovuese, workshop-e dhe konferenca;

• Asiston koordinimin e monitorimit dhe vlerësimin e angazhimit të Diasporës në kuadër të projekteve të FSHZHD-së;

• Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për t’u shqyrtuar, diskutuar dhe miratuar nga strukturat e tjera të ngritura në funksion të projekteve;

• Siguron realizimin e aktiviteteve mbështetëse të strukturës së projekteve përfshi përgatitjen e mbledhjeve, informimin, aktivitetet publicitare, raportimin etj;

• Zbaton çdo detyrë tjetër që mund të ngarkohet në funksion të mbarëvajtes së mirë të projekteve me urdhër të Drejtorit Ekzekutiv.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

c-Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

· Jetëshkrim i plotësuar;

· Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);

· Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

· Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

· Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

· Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

· Vetë deklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 15 Janar 2020 ora 16:00.

FSHZHD është e përkushtuar ndaj diversitetit dhe barazisë gjinore në të gjitha aktivitet dhe projektet që zbaton. Ne inkurajojmë aplikime nga gratë dhe grupet e nën përfaqësuara etnike, racore dhe kulturore. FSHZHD është krenare që është një punëdhënëse që ofron mundësi të barabarta dhe një mjedis të përshtatshëm për rritje profesionale.