Thirrje për ekspertë për realizimin e Studimit të Situatës së Tregut Shqiptar pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Thirrje për ekspertë për realizimin e Studimit të Situatës së Tregut Shqiptar pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Konteksti

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës (FSHZHD) synon të realizojë një studim mbi gjendjen aktuale të sektorëve të mëposhtëm të ekonomisë:

  • Bujqësi;
  • Turizëm & Agroturizëm;
  • Manifaktura;
  • Energjia dhe Miniera;
  • Transporti dhe Infrastruktura etj.

Fokusi kryesor i studimit do të jetë evidentimi dhe analizimi i oportuniteteve, programeve si dhe iniciativave të ndryshme, qeveritare, lokale apo ndërkombëtare që ofrohen për sektorët e sipërpërmendur. Gjithashtu, pjesë e studimit do të jenë edhe aktorët dhe faktorët e rëndësishëm në treg për secilin sektorë. Për këtë arsye FSHZHD kërkon të kontraktojë 1 (një) ekspertë të fushës i cili do të realizojë studimin.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të ekonomisë shqiptare;
  3. Të ketë aftësi hulumtuese për situatën e tregut shqiptar;
  4. Të jetë i/e përditësuar me situatën aktuale të ekonomisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare;
  5. Të ketë përfunduar studimet universitare në Shkencat Ekonomike dhe/ose Juridike dhe /ose Politike dhe/ose Shkenca Humane;
  6. Të ketë kryer publikime të studimeve shkencore në fushën e ekonomisë si dhe të ketë marrë pjesë në projekte kërkimore;
  7. Të ketë të paktën 10 vite përvojë pune në profesion;

*Përbën avantazh: Njohja e gjuhëve të huaja; Eksperienca të ngjashme.

 

Përgjegjësitë kryesore:

  1. Të realizoj studimin me standardin më të lartë profesional dhe shkencor;
  2. Të realizoj studimin në përputhje me kushtet e kontratës së lidhur me Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës;
  3. Të bashkëpunojë me institucione publike, private dhe ndërkombëtare për realizimin e hulumtimit si dhe analizimin e të dhënave sasiore dhe cilësore;
  4. Të realizojë studimin brenda afateve të përcaktuara nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës;
  5. Të bashkëpunojë ngushtë me stafin e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës për realizimin e studimit;
  6. Të raportojë periodikisht tek FSHZHD në bazë të Kontratës së Shërbimit të lidhur me

FSHZHD për shërbimin e parashikuar në termat e referencës;

  1. Të dorëzojë punën e kryer në bazë të kushteve të Kontratës të lidhur me FSHZHD për

shërbimin e parashikuar në termat e referencës.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  1. Jetëshkrim i plotësuar;
  2. Fotokopje të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve ose të diplomës

universitare ekuivalente, ose të studimeve universitare në këtë fushë jashtë shtetit, sipas

rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;

  1. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  2. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton arsimimin, kualifikimet, trajnimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet në zyrën e FSHZHD-së. Adresa: Rr “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë si dhe në e-mailin zyrtar të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës info@adfd.al.

Afati i dorëzimit të dokumenteve është data 22 Qershor 2020, ora 16:00.