THIRRJE PËR KORRESPODENTË “GAZETA DIASPORA SHQIPTARE”

THIRRJE PËR KORRESPODENTË “GAZETA DIASPORA SHQIPTARE”

THIRRJE PËR  KORRESPODENTË “GAZETA DIASPORA SHQIPTARE”

   Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, kërkon të bashkëpunojë me korrespondent shqiptar që jetojnë jashtë Shqipërisë për  gazetën “Diaspora Shqiptare”.

Korrespondentët duhet të jenë njohës të mirë të komunitetit shqiptarë në vendin ku ata jetojë si dhe të kenë përvojë në fushën e gazetarisë, së shkruar dhe televizive. Detyra e korrespondentit do të jetë mbulimi i ngjarjeve në komunitetin shqiptare, intervista me personalitete shqiptare në vendin ku korrespondenti jeton, shkrime si dhe komente mbi problematika të caktuara të Diasporës.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • Eksperiencë pune 3 vjet ose më shumë në media;
  • Të ketë punuar/bashkëpunuar në shtypin e shkruar (gazeta të përditshme), ose median elektronike (portale informative) ose dhe eksperiencë televizive (në realizmin e kronikave);
  • Njohuri të mira të gjuhës shqipe;
  • Të njohë (të ketë kontakte) dhe të ketë bashkëpunuar me komunitete shqiptare në Diasporë;
  • Të jetë i/e komunikueshëm/e dhe i/e aftë të menaxhojë disa detyra njëkohësisht.

*Përbën avantazh dhe njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë  14 Qershor 2021 ora 16:00.