Thirrje për korrespondentë për projektin “Gazeta Shqiptare e Diasporës”

Thirrje për korrespondentë për projektin “Gazeta Shqiptare e Diasporës”

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, në kuadër të projektit “Gazeta Shqiptare e Diasporës” kërkon të kontraktojë si konsulente gazetarë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Gazetarët duhet të jetojnë dhe të jenë njohës të mirë të komunitetit shqiptar në shtetet Angli, Greqi, SHBA, Kanada, Australi, Gjermani, Itali si dhe të kenë përvojë në fushën e gazetarisë së shkruar dhe televizive. Detyra e korrespondentit do të jetë mbulimi i ngjarjeve në komunitetin shqiptar, intervista me personalitete shqiptare në vendin ku korrespondenti jeton, reportazhe, shkrime dhe opinione mbi problematika të caktuara të Diasporës. Periudha e kontraktimit është 9 muaj, gjatë së cilës pritet që sejcili korrespondent të përgatisë 5 artikuj çdo muaj.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • Eksperiencë pune në media 3 vjet ose më shumë;
  • Të ketë punuar/bashkëpunuar në shtypin e shkruar (gazeta të përditshme), ose median elektronike (portale informative) ose dhe eksperiencë televizive (në realizmin e kronikave);
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës shqipe;
  • Të njohë (të ketë kontakte) dhe të ketë bashkëpunuar me komunitete shqiptare në Diasporë;
  • Të jetë i/e komunikueshëm/e dhe i/e aftë të menaxhojë disa detyra njëkohësisht.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rruga “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 18.02.2020 ora 16:00



shares