Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: Ekspert për Media për Projektin “Gazeta Diaspora Shqiptare”

Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: Ekspert për Media për Projektin “Gazeta Diaspora Shqiptare”

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE 

POZICIONI: EKSPERT PËR MEDIA PËR PROJEKTIN “GAZETA DIASPORA SHQIPTARE”

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër është:

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, në kuadër të projektit “Gazeta Diaspora Shqiptare” kërkon të punësoj një ekspert të medias për vlerësimin e ecurisë se gazetës online.

Detyra e ekspertit te medias do të jetë vlerësimi i ecurisë së gazetës, evidentimi i problematikave të mundshme në zbatimin e projektit, paraqitja e propozimeve për zgjidhjen e problematikave si dhe të propozojë strategji për përmirësimin e  gazetës.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

1- Të jenë njohës të mirë të fushës së medias, të lexuesit, audiencës dhe informacionit online;

2- Të kenë përfunduar ciklin e parë të studimeve dhe studimet Master Shkencor/ Profesional në fushën e shkencave të komunikimit, gazetarisë, marketingut ose fusha te ngjashme ose studimet universitare në këto fusha jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;

  1. Të kenë minimumi 5 vite eksperiencë në media, media online, web, portal, televizion, etj.
  2. Të kenë përvojë në mediat tradicionale, digjitale, print etj;
  3. Të kenë njohuri mbi media planin dhe strategjitë mediatike;

6.Të kenë përvojë dhe njohuri shumë të mira mbi proceset, terminologjitë dhe problematikat mediatike;

  1. Të zotërojnë aftësi të mira analitike.

*Përbënë përparësi njohuria në fushën e statistikës.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore në

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara bëhet në e- mailin zyrtar të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 27 Maj 2020, ora 16:00