Vende të lira pune – Dhoma Shqiptare e Biznesit për Diasporën

Vende të lira pune – Dhoma Shqiptare e Biznesit për Diasporën

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND TË LIRË PUNE PRANË DHOMËS SHQIPTARE TË BIZNESIT PËR DIASPORËN PËR POZICIONIN KOORDINATOR

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:
• Zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të forta me komunitetin e biznesit, komunikimin e programeve me dhoma të tjera të biznesit;
• Ndjekja e aktiviteteve të anëtarëve të rinj, duke zhvilluar nisma për identifikimin dhe rritjen e bashkëpunimit me ta;
• Drejtimi i aktiviteteve të vazhdueshme për të rritur anëtarësimin, implementimin e strategjive zhvilluese në fushën e biznesit, promovimin dhe mundësi të reja për rrjetin;
• Koordinimi, mbikëqyrje dhe zbatim i programeve dhe shërbimeve të ndryshme të Dhomës së Biznesit;
• Organizimi, zbatimi dhe përmirësimi i aktiviteteve të organizuara nga Dhoma e Biznesit, me fokus në rritjen e pjesëmarrjes së aktorëve kryesorë si brenda dhe jashtë shtetit;
• Rekrutimi, trajnimi dhe mbështetja e vullnetarëve;
• Organizimi në mënyrë efektive i informacioneve të nevojshme, dhe raportim;
• Prezantimi i projektit përpara palëve të treta;
• Kryerja e detyrave të tjera siç parashikohet në kontratën e punës;
• Të raportojë periodikisht për vijueshmërinë e projektit.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:
• të zotërojnë aftësi shumë të mira menaxhuese dhe koordinuese;
• të ketë njohuri të plota në lidhje me organizmin dhe funksionimin e dhomave të biznesit;
• të zotërojë njohuri në të drejtë biznesi;
• të zotërojë njohuri shumë të mira të legjislacionit për krijimin e Dhomës së Biznesit të

Diasporës, regjistrimin e bizneseve, licenca, autorizime dhe leje;
• të zotërojë njohuri shumë të mira të politikave te konkurrencës ndërkombëtare;
• të zotërojë njohuri shumë të mira të klimës së biznesit në Shqipëri;
• të ketë informacion në lidhe me bizneset aktuale të Diasporës shqiptare;
• të ketë aftësi shumë të mira negociuese;
• të ketë njohuri në lidhje me funksionimin dhe organizmin e administratës shtetërore;
• të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
• të ketë të paktën 5 vite eksperiencë punë në fushë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:
• Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave
juridike/ekonomike/ me diplomë të nivelit Master Shkencor/Profesional ose diplomë të
njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një
diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
• Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në fushë dhe/ose pozicione të ngjashme;
• Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
*Përbën avantazh eksperienca në organizata ndërkombëtare dhe njohja e politikave zhvillimore
në fushën e Migracionit dhe Diasporës;
*Përvoja e punës në projekte dhe kualifikimet për çështjet e projekteve përbëjnë përparësi për
kandidatët;
*Përbën avantazh njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar;
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet
pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të
FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin
zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 20.09.2019 ora 16:00

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND TË LIRË PUNE PRANË DHOMËS SHQIPTARE TË BIZNESIT PËR DIASPORËN PËR POZICIONIN
SPECIALIST PROJEKTI

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:
• Të mbështesë koordinatorin gjatë punës së përditshme;
• Të asistojë dhe zbatojë aktivitetet e projektit;
• Të asistojë koordinatorin në analizimin e kuadrit ligjor dhe organizmit dhe funksionimit
të Dhomave të Biznesit;
• Ti ofrojë koordinatorit të projektit asistencë teknike gjatë zbatimit të projektit;
• Të kryejë hulumtime dhe analiza sipas nevojës, ose siç janë caktuar, në lidhje me çështje
specifike thelbësore që lidhen me projektet e Dhomës së Biznesit dhe çështjet e
kontestuara;
• Të raportojë periodikisht tek koordinatori;
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
*njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:
a.Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave
juridike/ekonomike/ me diplomë të nivelit Master Shkencor/Profesional ose diplomë të
njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë
të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
a- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushë dhe/ose pozicione të ngjashme;
b- Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
c- Të jetë shtetas shqiptar;
d- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
e- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
f- Të mosjetë i dënuar me vendim të formëssë prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen
e një kundërvajtjeje penale me dashje;
g- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
*Përbën avantazh eksperienca në organizata ndërkombëtare dhe njohja e politikave zhvillimore në
fushën e Migracionit dhe Diasporës; njohuritë në të drejtë biznesi;