Vende të lira

Njoftim shpallje të vendit vakant të punës pranë FSHZHD për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

DREJTOR I DREJTORISË SË FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
Drejton veprimtarinë financiare, administrimin e fondeve të institucionit, konform legjislacionit ne fuqi, si dhe kritereve të përcaktuara në marrëveshjet e financimit; Planifikon, organizon, kontrollon, dhe vlerëson punën e personelit përkatës;

Harton, zbaton dhe monitoron planet e punës për të arritur qëllimet dhe objektivat;
Bashkërendon punët për zbatimin dhe mbajtjen e sistemit kontabël. Bashkërendon punën gjate procesit të
përgatitjes së buxhetit vjetor, konsolidon dokumentin përfundimtar të buxhetit vjetor te
institucionit;
Planifikon, organizon, mbikqyr dhe menaxhon aspektet e punës në sektorin e shërbimeve
mbështetëse;
Bashkërendon punët për kontabilizimin e plotë, të saktë dhe në kohë të të gjitha transaksioneve, në
përputhje me standardet e kontabilitetit dhe marrëveshjet e financimit.
Përgatit pasqyrat financiare vjetore të institucionit si dhe raportet periodike financiare të institucionit dhe projekteve të veçanta;
Menaxhon dhe koordinon marrëdhëniet me Bankat dhe Institucionet e tjera Financiare për termat
financiarë dhe ekonomikë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të kenë përfunduar studimet e ciklit të parë dhe të dytë në shkencat ekonomike ose të
zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar me të, ose studimet universitare në këtë
fushë jashtë shtetit, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
b – Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion;
c – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
*Eksperienca të mëparshme në pozicione pune drejtuese/manaxheriale në profilin financiar, njohja
në planifikimet e buxhetit dhe përvoja e punës në menaxhim projektesh, përbëjnë përparësi për
kandidatët;
*Përbën avantazh njohja e gjuhëve te tjera, te huaja;

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar;
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet
pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online në emailin zyrtar të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, info@adfd.al, si dhe në zyrën e
protokollit të FSHZHD-së me adresë Rr: Vilat Gjermane, Vila nr 5, Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit të dokumenteve: Datë 09.07.2019, ora 16:00

Klikoni më poshtë:

FSHZHD shpall vende të lira pune, në kuadër të projektit “Diaspora shkencore si një faktor ndryshimi në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës në kuadër të projektit “Diaspora shkencore si një faktor ndryshimi në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë” shpall vendet e lira të punës për pozicionet e mëposhtme:

-Drejtor i Drejtorisë së Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes për Diasporën.

-Katër Specialistë për Drejtorinë e Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes për Diasporën.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve, do të bëhet në zyrën e protokollit të FSHZHD-së pranë Kryeministrisë si dhe në e-mailin zyrtar të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës: info@adfd.al

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është: data 24.05.2019 ora 16:00.

Për të gjithë të interesuarit pozicionet e lira dhe kriteret e aplikimit mund ti gjeni në link-un e mëposhtëm:

 

https://www.diaspora.gov.al/wp-content/uploads/2019/05/SHZHD-POZICION-I-LIRE-DREJTOR-I-DREJTORIS%C3%8B-S%C3%8B-PROJEKTEVE-DHE-MB%C3%8BSHTETJES-S%C3%8B-SIP%C3%8BRMARRJES-P%C3%8BR-DIASPOR%C3%8BN-1.pdf

 

https://www.diaspora.gov.al/wp-content/uploads/2019/05/SHZHD-POZICION-I-LIRE-SPECIALIST-PRAN%C3%8B-SEKTORIT-T%C3%8B-PROJEKTEVE-DHE-MB%C3%8BSHTETJES-S%C3%8B-SIP%C3%8BRMARRJES-T%C3%8B-DIASPOR%C3%8BS-1.pdf