Vizioni

VIZIONI

Veprimtaria e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës ka të bëjë me hartimin, menaxhimin, financimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të lidhura me misionin e këtij institucioni.
Misioni i tij është sigurimi dhe shpërndarja e mjeteve financiare, në kuadër të nxitjes se zhvillimit social-ekonomik e kulturor, bazuar në strategjitë e caktuara si prioritare për Diasporën, si edhe brenda vendit, përmes promovimit, inkurajimit dhe orientimit të prirjeve filantropike dhe investimeve të diasporës në mbështetje të zhvillimit të Shqipërisë.
Fondi i Zhvillimit të Diasporës ka garancitë e nevojshme juridike të një institucioni publik jobuxhetor i cili kërkon të hapë një faqe të re marrëdhëniesh me donatorët e interesuar.