Zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të FSHZHD për vitin 2020

Zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të FSHZHD për vitin 2020

Këshilli Drejtues i Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës zhvilloi mbledhjen e tij të parë për vitin 2020.

Qëllimi i mbledhjes ishte prezantimi dhe kalimi për miratim i buxheteve vjetore për projektet në zbatim nga ky institucion. Gjatë mbledhjes, u prezantua marrëveshja e financimit midis Konfederatës Zvicerane dhe Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës për projektin e “Gazetës së Diasporës”.
Me rëndësi të veçantë ishte prezantimi i aktivitetit “Samiti i Grave të Biznesit”, i cili do të zhvillohet në Tiranë, më 16-18 Janar 2020. Ky aktivitet synon nxitjen e një bashkëpunimi dhe njohjen mes sipërmarrëseve të Diasporës dhe atyre vendase.
Anëtarët e Këshillit Drejtues u informuan edhe mbi anëtarësimin e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe të Dhomës së Biznesit të Diasporës në Këshillin e Investimeve, si dhe kalimin për miratim të disa procedurave  administrative.