Zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të FSHZHD

Zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të FSHZHD

Këshilli Drejtues i Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës zhvilloi mbledhjen e tij të radhës për të diskutuar mbi rendin e ditës.
Gjatë mbledhjes, u prezantua kryetarja e re e Këshillit Drejtues, znj. Dajna Sorensen, Zv. Ministër për Financat dhe Ekonominë si dhe anëtarja, znj. Mira Hoxha, përfaqësuese e ministrisë përgjegjëse për Evropën dhe Punët e Jashtme.
U miratua rialokimi i buxhetit të projektit “Diaspora për Zhvillim”. Gjithashtu, u miratua edhe marrëveshja ndërmjet Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Institutit “Alb-Shkenca” për bashkëpunim në fushën e kërkim-zhvillimit dhe të bashkëveprimit me Diasporën Shkencore Shqiptare.