Zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të FSHZHD

Zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të FSHZHD

Në mbledhjen e radhës, Këshilli Drejtues i Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës miratoi projektin dhe buxhetin e vitit 2019 “Për Dhomën e Biznesit të Diasporës – Krijimi dhe Nxitja e Investimeve të Diasporës në Shqipëri”, dhe zbatimin e tij nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, të financuar nga Këshilli i Ministrave.

Projekti i Dhomës së Biznesit të Diasporës ka si qëllim të asistojë dhe mbështesë në ngritjen dhe funksionimin e kësaj dhome, si një mekanizëm për angazhimin e Diasporës në nxitjen e sipërmarrjeve, lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e profileve të investimeve në Shqipëri që do të mundësohen përmes aktiviteteve.

Gjatë mbledhjes, Këshilli Drejtues miratoi edhe marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit Universitar për Biznes dhe Teknologji “UBT”, Kosovë.

Marrëveshja konsiston në nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjelltë për aktivitetet kërkimore, zhvillimore, inovative si dhe në fushën e arsimit, kulturës dhe trajnimeve të avancuara.

Këshilli Drejtues i FSHZHD planifikoi mbledhjen e radhës deri në fund të këtij viti.